23 sulme që nga shtatori, ushtria amerikane godet një tjetër anije që transportonte drogë në Paqësor, raportohet për 4 viktima

23 sulme që nga shtatori, ushtria amerikane godet një tjetër anije që transportonte drogë në Paqësor, raportohet për 4 viktima

Ushtria amerikane kreu një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, duke vrarë katër persona në bord. “Forca ushtarake kreu një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare. Inteligjenca konfirmoi se anija po transportonte narkotikë të paligjshëm dhe po lëvizte përgjatë një rruge të njohur të trafikut në Paqësorin Lindor. Katër narko-terroristë meshkuj që ndodheshin në bord u vranë”, thuhet në deklaratë. Sulmi i së enjtes vjen në një kohë kur Pentagoni po përballet me kritika dypartiake për një ndërhyrje të ngjashme në shtator, kur ushtria kreu sulme të dytësuara ndaj një anijeje të dyshuar për drogë, duke vrarë anëtarët e mbetur të ekuipazhit. Të paktën 87 persona janë vrarë deri tani në sulmet ndaj 23 anijeve të...