Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dy të arrestuar në Tiranë, i gjejnë armë, municione e drogë
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu sekuestruan armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Të arrestuarit janë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni u kodua ‘Hunter’ Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2...