“Sjellje kriminale ndaj Ilir Metës!”, Tedi Blushi: I janë mohuar takimet me familjarët dhe drejtuesit e partisë…

“Sjellje kriminale ndaj Ilir Metës!”, Tedi Blushi: I janë mohuar takimet me familjarët dhe drejtuesit e partisë…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se mënyra e arrestimit dhe mbajtjes së Metës përbën një “rrëmbim kriminal” dhe shkel standardet e procesit hetimor, duke theksuar se ai “është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa shkaktuar dëm shtetit”. Deputeti u shpreh gjithashtu se Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë. “Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut”, tha Blushi. Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë që të reagojë menjëherë. “Ministër, në emër të Partisë së Lirisë, të kërkoj...