Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut

Nga një kafe te protesta e harruar, Salianji denoncon apatinë brenda PD dhe mungesën e reagimit ndaj Ballukut

Nga një kafe u nis një foltore. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte, 4 dhjetor, ku sqaroi më shumë lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike. Për gazetarin Blendi Fevziu, Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend, duke vënë theksin te çështja ndaj Belinda Ballukut dhe tha se reagimi i partisë ka qenë apatik. “Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në...