Trump dhe Rubio përmendën luftën kundër drogës në urimet për 28 nëntorin, Zogaj zbulon çfarë fshihet pas mesazheve amerikane

Trump dhe Rubio përmendën luftën kundër drogës në urimet për 28 nëntorin, Zogaj zbulon çfarë fshihet pas mesazheve amerikane

Analisti Preç Zogaj,  komentoi urimet e presidentit të SHBA-ve, Trump dhe Sekretarit të Shtetit Rubio me rastin e pavarësisë së vendit, ku përmendën edhe luftën kundër trafikut të drogës, duke i cilësuar ato si tregues të përparësisë së politikës amerikane në Shqipëri. “Në një urim festiv nuk ka qenë e zakonshme. Është thënë në raporte të DASH, qëndrime të tjera, marrëdhënie bilaterale, por ka bërë përshtypje në urim. Mendoj se është një urim, që reflekton atë politikë të SHBA në Shqipëri, por që është edhe politikë e tyre e madhe, politikë e tyre e sigurisë, që lidhet me luftën kundër karteleve të drogës, është prioritare. Është vënë në dukje, edhe takimet e Dumanit në DASH. Duke u përfshirë si tematikë në një mesazh urimi, ka...