“Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas”; Messi zbulon dhimbjen që mbante përbrenda

“Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas”; Messi zbulon dhimbjen që mbante përbrenda

Lionel Messi, duke u ndalur te familja, mbështetësja më e madhe në karrierën e tyij të jashtëzakonshme, zbulon se ka pasur brenda vetes edhe dhimbje të mëdha. Për t’i përballuar ato e ka ndihmuar pikërisht familja, gjëja më e shtrenjtë për të: “Familja është gjithçka për mua. Ata kanë qenë gjithmonë pranë meje, sepse ka edhe momente të vështira, momente që i kemi vuajtur shumë me kombëtaren.  Flisnim pak për këtë më parë. Ti je tashmë duke menduar për ndeshjen tjetër, unë kthehesha nga Argjentina dhe tri ditë më pas luaja me Barcelonën. Po jetoja dy realitete të ndryshme. Në Barcelonë po fitonim gjithçka, po luaja mirë dhe po shënoja gola, pastaj shkoja te kombëtarja dhe rezultatet nuk vinin. Më shanin. Më thonin nga të...