Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Seancë maratonë/ Miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil
Pas 14 orësh punime, diskutime, shqyrtime, debate e tensione, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve. Në nisje të punimeve të seancës, Kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen e paraqitjes së Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024. Ai informoi gjithashtu për kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama...