PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

Foltoret e nisura nga Sali Berisha duket se nuk janë e vetmja përgjigje lidhur me lëvizjen e nisur nga Ervin Salianji. Analiza e premtuar nga lideri demokrat nuk do të behet vetëm në takimet që ai do të bëjë në degët e Partisë Demokratike, por do të kryhet edhe jashtë syrit të medias dhe publikut. Në një udhëzim të firmosur nga numri dy i partisë, Flamur Noka, kërkohet analizë në çdo kuti dhe gjetja e përgjegjësve të rezultatit të 11 Majit. Në të gjitha Degët e Partisë Demokratike të nisë procesi i analizës së brendshme lidhur me Zgjedhjet e Përgjithshme të 11 Majit 2025, me fokus objektivat e mëposhtme: a) analiza e rezultatit në çdo qendër votimi dhe krahasimi me historikun elektoral të Partisë Demokratike...