Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sekuestrohen 12 prona në Vlorë me vlerë 4 mln €, 91-vjeçari në hetim për pastrim parash, ja detajet
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dje pasuri me vlerë 4 mln euro, të cilat dyshohen se janë vënë nga veprimtaria kriminale. Bëhet fjalë për 12 pasuri, të cilat janë në pronësi të 91-vjeçarit P.Canaj dhe djemve të tij. Organi i akuzës njofton se i moshuari po ashtu është vënë nën hetim edhe për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve. Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Canajt, të cilat përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me vlerë totale rreth 4 milionë euro. 9 prej pronave janë në emër të djalit të tij F.Canaj, ndërsa 2 apartamente në emër të shoqërisë “Faed” sh.p.k po ashtu në pronësi të F. Canajt dhe vëllait të tij...