Telefona të pagjurmueshëm dhe një shtrat i ri çdo natë, New York Times: Ja si është fshehur Maduro që kur SHBA-të nisën sulmet në Karaibe

Telefona të pagjurmueshëm dhe një shtrat i ri çdo natë, New York Times: Ja si është fshehur Maduro që kur SHBA-të nisën sulmet në Karaibe

Sipas një raporti të New York Times, Nicolas Maduro duket se i ka marrë seriozisht kërcënimet e fundit të administratës Trump, pasi ai ka rritur masat e tij të sigurisë personale, nga frika e një sulmi ajror ose një operacioni të forcave speciale amerikane. Sipas New York Times, ndërsa presidenti venezuelian vazhdon të tregohet i guximshëm në publik, ekziston një klimë ankthi e fortë brenda qeverisë së tij. Burime pranë presidencës thonë se Maduro ka urdhëruar masa të shtuara sigurie dhe po kërkon ndihmë nga jashtë për të kufizuar rrezikun e tradhtisë nga njerëz të afërt me të. Presidenti 63-vjeçar thuhet se ndryshon shpesh vendndodhjen e tij për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tij në rast të një sulmi. Ai gjithashtu përdor telefona...