Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Putin paralajmëron Ukrainën: Donbasin do ta marrim me forcë nëse trupat ukrainase nuk vetëtërhiqen
Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një intervistë se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit me forcë, nëse trupat ukrainase nuk tërhiqen, një veprim që Kievi e refuzon. Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas tetë vitesh luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase në Donbas, i cili përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku. “Ose do t’i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, tha Putin për India Today përpara një vizite në New Delhi. Ukraina thotë se nuk dëshiron t’i japë Rusisë territor që Moska nuk arriti ta fitojë në fushën e betejës dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se...