Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christy Noem, tha të enjten se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që janë sot në më shumë se 30. “Nuk do të jem specifike për numrin, por është mbi tridhjetë dhe presidenti vazhdon të vlerësojë vendet”, tha Sekretarja Noem në një intervistë me Fox News. Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor që u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe kufizoi hyrjen për qytetarët e shtatë të tjerëve, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat zbatohen si për emigrantët...