Tragjedi në Alpet Austriake/ I dashuri i alpinistes që ngriu për vdekje, akuzohet për vrasje

Tragjedi në Alpet Austriake/ I dashuri i alpinistes që ngriu për vdekje, akuzohet për vrasje

Një ngjarje e rëndë në malin më të lartë të Austrisë, Grossglockner, ka përfunduar me akuzë penale ndaj partnerit të një alpinisteje 33-vjeçare, e cila humbi jetën nga ngrirja ekstreme në janar të këtij viti. Hetimet e prokurorisë kanë përfunduar dhe rezultojnë se i dashuri i saj, një alpinist 36-vjeçar me përvojë, po përballet tani me akuzën e vrasjes së paqëllimshme për shkak të neglizhencës së rëndë. Çfarë ndodhi në malin 3,400 metra të lartë? Çifti u nis për një turne alpin drejt majës së Grossglockner, por vetëm 50 metra larg majës, gruaja filloi të shfaqte shenja rraskapitjeje dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte ngjitjen. Sipas raportimeve të Heute, partneri i saj vendosi ta linte vetëm për 6.5 orë, ndërsa ai shkoi të kërkonte...