Sinjale nga Qiproja: Tre kapitujt që Shqipëria mund t’i mbyllë deri në qershor

Sinjale nga Qiproja: Tre kapitujt që Shqipëria mund t’i mbyllë deri në qershor

Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, ka dhënë një prej deklaratave më optimiste të muajve të fundit lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Diplomatja ka konfirmuar se Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së – që nis në janar 2026 – do ta ketë zgjerimin si një nga prioritetet kryesore. Në fjalën e saj mbi rolin e Qipros në kryesimin e ardhshëm të BE-së, Raouna vlerësoi angazhimin “mbresëlënës” të Shqipërisë, duke theksuar ritmin e lartë të reformave dhe dëshirën e qeverisë shqiptare që negociatat të përmbyllen deri në fund të vitit 2027. Ajo kujtoi se shtatë konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë janë zhvilluar tashmë, gjashtë prej tyre vetëm gjatë 12 muajve të fundit – një tregues i qartë i dinamikës së...