“Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

“Hajde kënaqemi që e hëngri Belinda, po nuk është ky parimi…”/ Debat mes analistëve për ndërhyrjen e amerikanëve në SPAK

Analistët Preç Zogaj, Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri debatuan për hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Andi Bushati u shpreh i skandalizuar nga ajo që deklaroi se prokurori i dosjes Balluku e mori të pandehur zv/kryeministren tre ditë pasi e takoi zv/ndihmës sekretari i Shtetit dhe se kjo është shumë e rëndë për një vend të pavarur. Por Mërtiri dhe Zogaj e kundërshtuan, duke vlerësuar ndihmën amerikane për reformën në drejtësi.  Debati Zogaj: Nuk ka më deklarata, ka diskrecion. SHBA nuk i mban dorën SPAK, por jep inkurajim dhe frut janë goditjet ndaj krimit. Dhe nëse nga ardhja e republikanëve është shtuar lufta kundër krimit, kjo është pozitive. Bushati: Jo domosdoshmërisht. Zogaj: I lëmë këto interesat lart e poshtë. Bushati: Këtu si gazetar, unë s’i...