Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Nailiri flet për pëlqimin që ka për këtë banore: Kam turp t’ia shpreh në sy
Mbrëmja e sotme në “Darkën e të Nominuarve” solli një moment të shumëpritur nga publiku, teksa u diskutua hapur për komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në shtëpi rreth një pëlqimi të mundshëm të Nailirit për Hygertën. Situata, e cila prej disa ditësh ka ndezur bisedat mes banorëve dhe rrjetet sociale, mori një tjetër kthesë pas deklaratave të dy protagonistëve. I pyetur drejtpërdrejt për temën, Nailiri u shpreh me një dozë ironie, duke mohuar se ai e ka shprehur ndonjëherë vetë pëlqimin ndaj Hygertës: “Kam turp t’ia shpreh në sy. Nga respekti që kam për ty, thjesht kam zor me ta thënë në sy,” tha ai, duke nënvizuar se ideja e një pëlqimi është një interpretim i bërë nga Alba, e jo një deklaratë që...