Flavio Qarri: Foltoret e Salianjit, gënjeshtër dhe makineri për qeverinë

Flavio Qarri: Foltoret e Salianjit, gënjeshtër dhe makineri për qeverinë

Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Flavio Qarri kritikoi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe foltoren e organizuar në Durrës, duke thënë se nisi me gënjeshtër. “Zoti Salianji tha se u ftua, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, që rrëzoi çdo pseudomoral të mundshëm të foltores,” deklaroi Qarri. Ai shtoi se vendi ku u organizua takimi nuk kishte asnjë lidhje me strukturat partiake apo qytetarët që përfaqëson. Sipas tij, foltorja nuk i shërben kauzës së Partisë Demokratike, por përfiton kundërshtarin politik, Edi Ramën. “Kjo është një makineri për të çfokusuar vëmendjen nga raporti OSBE-ODIHR dhe për të amplifikuar mediat e pushtetit,” tha Qarri. Gazetari theksoi se opozita duhet të fokusojë energjitë tek skandalet e qeverisë dhe shqetësimet reale të...