Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Izraeli mund të marrë pjesë! Katër vende bojkotojnë Eurovision 2026
Festivali i Këngës në Eurovision, ngjarja më e madhe muzikore evropiane që synon të bashkojë kontinentin përmes artit, po përballet me një krizë të pashembullt politike dhe institucionale. Edicioni i 70-të, i planifikuar të mbahet në maj në Vjenë, është tronditur nga vendimi i Spanjës dhe Holandës për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në vitin 2026, vendim që në orët në vijim u ndoq edhe nga Irlanda dhe Sllovenia. Tërheqjet erdhën pasi Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) votoi që Izraeli të marrë pjesë në konkurs, pavarësisht kundërshtimeve të forta lidhur me rolin e tij në luftën në Gaza dhe akuzave për manipulim të votave në edicionin e kaluar. EBU u mblodh për të diskutuar pikërisht këto shqetësime, por pas vendimit final për pjesëmarrjen e Izraelit, dy...