“Botërori i mundur për Kosovën, kemi shanse”, Foda nga Washingtoni: Jemi në formë, mezi pres shortin

“Botërori i mundur për Kosovën, kemi shanse”, Foda nga Washingtoni: Jemi në formë, mezi pres shortin

Direkt nga Washingtoni aty ku mbahet të premten në orën 18.00 shorti i botërorit, trajneri i Kosovës, Franko Foda foli për tema të ndryshme. Ndër të tjera, Foda theksoi se dardanët kanë shanse për botëror. “Kur je pjesë e shortit, ndihesh sikur je në Kupën e Botës. Edhe pse ende nuk jemi zyrtarisht aty, besimi ekziston. Duhet të fitojmë dy ndeshje dhe ne besojmë se mund t’i fitojmë. Ai vlerësoi disa prej lojtarëve që janë bashkuar së fundmi me kombëtaren, duke përmendur veçanërisht Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin, të dy pjesë e Hoffenheim. “Prurjet e reja kanë qenë vendimtare. Asllani dhe Hajdari e kanë ngritur nivelin e ekipit. Sot kemi një ekuilibër shumë të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë. “Sllovakia, rivali...