Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

Lazio ka fituar 1-0 ndaj Milanit duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Pjesa e parë nuk pati ritëm të lartë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan shumë në portën kundërshtare. Në pjesën e dytë, Zaccagni zhbllokoi llogaritë për lacialët, pas një asisti të Tavares. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë nuk u futën dot në lojë. Në ndeshjen tjetër, Bologna triumfoi 2-1 ndaj Parmës. Sfidat ishin të vlefshme për fazën 1/8.