Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka lënë në fuqi tarifën e re për karikimin e automjeteve elektrike, duke rrëzuar kërkesën e shoqatave të taksive për rishikim të çmimit. Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 295, ka lënë në fuqi çmimin prej 22 lekë/kWh për pikat e karikimit me fuqi mbi 11 kW, një kosto që shoferët e taksive e kanë cilësuar si të papërballueshme. Pas vendimit të datës 15 tetor 2025, që rriti çmimin e karikimit, Shoqata “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikata Shqiptare e Taksive iu drejtuan zyrtarisht institucionit me kërkesën për pezullimin e kësaj tarife. Ata argumentuan se sektori i tyre ofron një shërbim publik me ndikim pozitiv në mjedis dhe se çmimi i ri rrezikon t’i çojë drejt falimentimit, duke e...