Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për….

Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për….

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje. Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas. Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje. Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me...