Shkencëtarët: Shpërthimi vullkanik në vitin 1345 mund të ketë shkaktuar Murtajën e Zezë

Shkencëtarët: Shpërthimi vullkanik në vitin 1345 mund të ketë shkaktuar Murtajën e Zezë

Një shpërthim vullkanik i ndodhur rreth vitit 1345 mund të ketë qenë shkaku fillestar i zinxhirit të ngjarjeve që solli Murtajën e Zezë në Evropë, pandeminë më vdekjeprurëse në historinë e kontinentit. Në këtë përfundim kanë dalë studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti Leibniz për Historinë dhe Kulturën e Evropës Lindore (GWZO), të cilët kanë analizuar të dhënat e ruajtura në unazat e pemëve dhe në bërthamat e akullit. Sipas kërkuesve, shpërthimi vullkanik shkaktoi një “tronditje klimatike” duke ulur ndjeshëm temperaturat për vite me radhë, pasojë e lirimit në atmosferë të sasive të mëdha të hirit dhe gazrave që bllokuan rrezet e diellit. Rënia e temperaturave solli dështimin e të korrave në Mesdhe, duke e detyruar qytetet-shtet italiane të importonin drithë nga rajoni i...