Në 2013 PD e quajti “tradhtare”, Topalli lobon për të marrë vota që Lefteri Lleshi të jetë në krye të Komisionit të Shërbimit Civil

Në 2013 PD e quajti “tradhtare”, Topalli lobon për të marrë vota që Lefteri Lleshi të jetë në krye të Komisionit të Shërbimit Civil

Jozefina Topalli e injoroi lëvizjen e nisur së fundmi nga Ervin Salianji në bazë duke thënë se tani prioriteti i qeverisë është përballja me qeverinë. Por Topalli ka nxituar që sapo i është dhënë mundësia, ti japë një shans ish-vartëses së saj, Lefteri Lleshi për të marrë një post të rëndësishëm. 28 deputetë demokratë me Topallin në krye të listës kanë mbështetur me firmat e tyre ish-kryetaren e KQZ-së, për postin e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Më 11 nëntor 2024 përfundoi mandati 5-vjeçar i Pranvera Strakoshës, zgjedhur në vitin 2019 si Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Lefteri Lleshi ka qenë drejtoreshë juridike në Kuvend gjatë kohës kur Jozefina Topalli drejtonte këtë institucion. Në vitin 2013 kur demokratët po linin pushtetin, e zgjodhën...