Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili këtë javë ka nisur një tur takimesh me bazën e kësaj force politike, duke kërkuar hapjen dhe ripërtëritjen e saj. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Salianji e ka bërë të qartë pakënaqësitë e tij ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mënyrës se si funksionon partia. Salianji theksoi se qëllimi i tij është të mundë qeverinë e Edi Ramës dhe të ndihmojë PD-në të rifitojë lidhjen me bazën e saj. Sipas tij problemi kryesor lidhet me vendimmarrjen dhe mungesën e përfshirjes së anëtarësisë. Ish-deputeti kritikoi mënyrën se si PD po i trajton fitoret e zgjedhjeve dhe përbërjen e listave të kandidatëve. Ai tha se pavarësisht humbjes së...