Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotimin e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, pasi Izraeli u lejua të marrë pjesë pavarësisht thirrjeve të shumë vendeve për ta përjashtuar atë për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për manipulim të votimit. Thirrjet për përjashtimin e Izraelit u udhëhoqën nga transmetuesi spanjoll RTVE, i cili kërkoi një votim të fshehtë gjatë takimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) në Gjenevë. Kërkesa u refuzua, duke thelluar, sipas RTVE, mosbesimin ndaj organizimit të festivalit. RTÉ e Irlandës tha se pjesëmarrja në konkurs është “e paarsyeshme” përballë numrit të madh të viktimave në Gaza dhe krizës humanitare që vazhdon. Transmetuesit e Holandës dhe Sllovenisë deklaruan po ashtu se pjesëmarrja bie ndesh me vlerat e tyre publike dhe standardet...