Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën
Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ishte bërë gati për vizitën që thuhej se do realizonte Edi Rama në shtator në SHBA, në kuadër të takimit vjetor të asamblesë së OKB-së. Vizita e saj në kryeministri zgjati pak minuta, diçka që mundt të duket e pazakontë, por që është normale kur Departamenti i Shtetit kërkon të përcjellë një mesazh të fortë dhe të prerë. Ndërsa nuk dihet se çfarë mesazhi ka dërguar VanHorn, ajo që dihet është se Edi Rama nuk e vizitoi Amerikën, duke habitur edhe rrethin e tij të ngushtë. Të enjten, Ambasada Amerikane, përmes mesazheve koncize për zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri, bëri një reagim për çështjen e...