Katër vende bojkotojnë Eurovisionin pas lejimit të pjesëmarrjes së Izraelit

Katër vende bojkotojnë Eurovisionin pas lejimit të pjesëmarrjes së Izraelit

Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Eurovisionin 2026, pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi të lejojë pjesëmarrjen e Izraelit, pavarësisht thirrjeve për përjashtimin e tij për shkak të luftës në Gaza. Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, ku nuk u zhvillua votim i posaçëm për pjesëmarrjen e Izraelit, por u miratuan vetëm rregulla të reja për të ndaluar ndikimin e qeverive apo palëve të treta në votime. “Shumica e anëtarëve ranë dakord që festivali të zhvillohet sipas planit”, njoftoi EBU. RTÉ, transmetuesi publik irlandez, deklaroi se tërhiqet nga festivali dhe nuk do ta transmetojë atë, duke e quajtur pjesëmarrjen “të papranueshme” përballë humbjeve të jetëve në Gaza. Edhe televizioni spanjoll RTVE njoftoi se nuk do ta transmetojë eventin,...