Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Shqetësohem për opozitën, jo për …’/ Lesi: Me Doktorin, PD-ja nuk vjen kurrë në pushtet
Botuesi Nikoll Lesi komentoi sot lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike. I ftuar në një studio televizive, Lesi shprehu kritika të ashpra ndaj PD-së, që nuk e konsideroi si parti të fortë opozitare. Lesi tha se është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, pasi sipas tij, me lidershipin aktual nuk mund të vijë kurrë në pushtet. “PD me Doktor Berishën ka mbaruar. Nuk vjen kurrë me të në pushtet. Aq më tepër më përforcohet ideja nga takimi i djeshëm i dy demokratëve. Pashë takimin e Mirditës sonte dhe pashë reagime nga më të ndryshme, kishte edhe fjalë fyese (nga të pranishmit). Kur një vend nuk ka opozitë të fortë, edhe demokracia është e cunguar. Edhe unë jam i shqetësuar për opozitën, jo për Doktorin,...