Kalon rreziku për Zelensky-n, shpëton nga një incident me dronë që ndiqnin avionin e presidentit

Kalon rreziku për Zelensky-n, shpëton nga një incident me dronë që ndiqnin avionin e presidentit

Disa dronë ndoqën avionin që transportonte të hënën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Dublin, sipas raportimeve të sotme në Irlandë. Sipas faqes informative The Journal, dronë “të tipit ushtarak” me origjinë të panjohur shkelën zonën e ndalimit të fluturimeve dhe u drejtuan drejt avionit të presidentit ukrainas. Zbulimi i dronëve të dyshuar shkaktoi alarm sigurie për autoritetet irlandeze, sipas raportimeve nga mediat vendase. Megjithatë, avioni me Zelenskyn, i cili mbërriti në Dublin më herët se ora e parashikuar, u ul pa incidente, theksohet në raport. Delegacioni ukrainas arriti në Dublin të hënën në mesditë dhe u largua ditën pasardhëse, në kuadër të një udhëtimi për sigurimin e mbështetjes nga liderët evropianë përballë pushtimit të vazhdueshëm rus. Fluturimet e dronëve me origjinë të panjohur kanë shqetësuar...