Vora-Vllaznia mbyllet pa gola/ Trajnerët: Nuk na heq synimin për fitore

Vora-Vllaznia mbyllet pa gola/ Trajnerët: Nuk na heq synimin për fitore

Vora dhe Vllaznia u ndanë në paqe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke mbyllur pa gola sfidën e javës së 14-të të Superiores. Të dyja skuadrat krijuan raste, por asnjëra nuk arriti të shënojë. Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini vazhdon periudhën e vështirë, pasi fitorja mungon që prej duelit me Dinamon. Pas barazimit ndaj Partizanit dhe humbjes me Teutën, sot në Shkodër erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes. “Ajo që nuk shkon është rezultati, na duheshin 3 pikë. Djemtë duhën të lirohen, nuk duhet ta marrin si diçka të madhe, me vendin e parë 1 pikë na ndan. Jam i sigurtë që do rikthehemi si me lojë si me pikë në vend të parë. Kryesore janë dëmtimet që kanë ndikuar. Kishim Malon, Kastratin, Çaton, Muratajn. Bekimi...