Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Britania dhe Norvegjia lidhin aleancë kundër nëndetëseve ruse në Atlantikun e Veriut
Britania e Madhe dhe Norvegjia kanë nënshkruar një marrëveshje historike të mbrojtjes, e cila parashikon operimin e një flote të përbashkët për të gjurmuar nëndetëset ruse në Atlantikun e Veriut. Pakti synon mbrojtjen e kabllove nënujore dhe tubacioneve të energjisë, të cilat zyrtarët britanikë i konsiderojnë gjithnjë e më të rrezikuara nga aktivitetet e Moskës. Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, gjatë dy viteve të fundit është shënuar një rritje prej 30% e mjeteve detare ruse të vërejtura në ujërat britanike. Marrëveshja, e njohur si “Lunna House”, mbështetet nga një kontratë prej 10 miliardë paundësh për ndërtimin e anijeve luftarake mes dy vendeve, e nënshkruar në shtator. Flota e përbashkët do të përfshijë të paktën 13 anije anti-nëndetëse, pesë prej të cilave norvegjeze, që do të...