Lëvizja “Salianji”/ Sefa: Pozitive! PD ka nevojë për përgjegjësi, jo për funksionarë të paguar

Lëvizja “Salianji”/ Sefa: Pozitive! PD ka nevojë për përgjegjësi, jo për funksionarë të paguar

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar takimin e djeshëm në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji. Berisha i kujtoi Salianjit se në asnjë forum të PD-së nuk ka folur për problematikat që ngriti në takimin e djeshëm. Por ish-anëtari i kryesisë së PD, Indrit Sefa, e quajti këtë si një lëvizje pozitive, pasi PD është ndërtuar nga të rinjtë, është drejtuar nga të rinjtë dhe u takon të rinjve. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Sefa deklaroi se tani Partia Demokratike është një organizëm i mykur dhe se askush nuk mban përgjegjësi, madje as Berisha. Ai i quajti deputetët aktualë të opozitës,...