Rusia vijon kundërshtimet, Putin: Nuk pranojmë pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rusia vijon kundërshtimet, Putin: Nuk pranojmë pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska nuk është dakord me disa pika të planit amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedimeve gati pesë-orëshe në Kremlin me negociatorët e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai theksoi se çështjet më problematike mbeten territori i pushtuar ukrainas dhe garancitë e sigurisë për Kievin. Putin tha për India Today se Rusia nuk kishte parë një version të përditësuar të planit të SHBA-së para takimit, gjë që sipas tij i zgjati diskutimet. Ai përsëriti kërkesën që trupat ukrainase të tërhiqen nga Donbasi, përfshirë zonat ende të kontrolluara nga Ukraina. Negociatori kryesor rus Yuri Ushakov konfirmoi se bisedimet nuk prodhuan kompromis, ndërsa pretendoi se pozicioni i Rusisë është forcuar nga përparimet në fushën e betejës. Në anën...