Ndërron jetë pas një jave në koma nxënësi që u plagos me thikë në zemër në Durrës

Ndërron jetë pas një jave në koma nxënësi që u plagos me thikë në zemër në Durrës

Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor. I mituri nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën. Të shtunën e kaluar mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë. 15-vjeçari mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive banale mes dy grupeve adoleshentësh. Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar dhe nën akuzë për vrasje në tentativë. Top Channel