Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve

Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi në foltoren në Mirditë, se PD mbetet një forcë politike e hapur, ku çdo anëtar ka të drejtë të shprehë mendimin dhe kritikën lirisht brenda forumeve. Ai u ndal te sfidat demokratike të vendit, duke argumentuar se rotacioni i pushtetit në Shqipëri pengohet nga krimi, presioni dhe mekanizmat shtypës të regjimit aktual. Berisha përsëriti akuzat për “narkoshtetin”, duke theksuar se telegramet e fundit nga SHBA që flasin për luftën kundër kartelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, sipas tij, përfshijnë edhe Edi Ramën. Ai bëri thirrje që PD, pas betejës për mbijetesën e vet, të udhëheqë betejën për demokracinë, familjen dhe shpëtimin e vendit, duke kërkuar angazhim më të madh, diskutim të hapur dhe përmirësim të proceseve të brendshme si listat zgjedhore. Berisha...