Sanchez në pozitë të vështirë, akuzohet për ngacmim seksual

Sanchez në pozitë të vështirë, akuzohet për ngacmim seksual

Drejtësia spanjolle ka hapur një hetim ndaj një zyrtari lokal të Partisë Socialiste, PSOE, të akuzuar për ngacmim seksual, një rast që e turpëron kryeministrin Pedro Sanchez, i cili është parë si një kampion i goditjes ndaj krimeve seksuale. Hetimi paraprak, i kryer nga zyra e prokurorit të Malagas, është kundër Antonio Navarro-s, sekretarit të përgjithshëm të PSOE-së në provincën e Torremolinos. Navarro dyshohet se i ka dërguar qindra “mesazhe me përmbajtje seksuale sugjestive dhe të paprovokuara” paditësit, i cili është gjithashtu anëtar i partisë në pushtet, që nga viti 2021. Dega lokale e PSOE-së ka kërkuar pezullimin e anëtarësisë së Navarro-s në parti, i cili gjithashtu dyshohet se ka bërë gjeste të paprovokuara ndaj paditësit, sipas gazetës El País. Ky rast i ri vjen...