Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Kemi një armik përpara’/ Berisha: Rama kërkon të shkonfigurojë qelizën tone, familjen
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur në foltoren e radhës në Mirditë për ligjin për barazinë gjinore. Berisha është shprehur se është Rama ai që ka futur ligjin e shkatërrimit të familjes. “Ne kemi një armik përpara që na merr votën vullnetin tonë, po shkreton këtë vend më shumë se çdo tjetër. Futi ligjin e shkatërrimit të familjes. Ky ka miratuar këtë ligj që kërkon të shkonfigurojë qelizën tone, familjen. Ju e dini vetë. A keni parë ndonjë ndryshim në qëndirmin e tij ndaj Kosovës nga padroni i tij Vuçiç. Asnjë qëndrim”, tha Berisha.