Bojkotojnë “Eurovision 2026” Spanja, Holanda dhe Irlanda, zbulohet arsyeja

Bojkotojnë “Eurovision 2026” Spanja, Holanda dhe Irlanda, zbulohet arsyeja

Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin Evropian të Këngës Eurovision të vitit të ardhshëm, pasi është konfirmuar se Izraeli do të lejohet të marrë pjesë në garë.  Të tre vendet ishin mes atyre që kërkuan përjashtimin e Izraelit, duke iu referuar pasojave humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për praktika të padrejta votimi.  Pavarësisht thirrjeve që çështja të hidhej në votim, transmetuesit pjesëmarrës vendosën të mos e diskutojnë këtë pikë. Në vend të kësaj, ata miratuan një set të ri rregullash të dizajnuara për të mbrojtur integritetin e konkursit, shkruan BBC.  Në një deklaratë zyrtare, transmetuesi holandez Avrotros u shpreh se “pjesëmarrja në rrethanat aktuale është e papajtueshme me vlerat publike që janë thelbësore për ne”.  Edhe transmetuesi spanjoll RTVE...