Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U godit me thikë nga bashkëmoshatari, humb jetën 15 vjeçari. Sherri mes adoleshentëve për një koment në rrjetet sociale
Ka humbur jetën 15-vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës. Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale. Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije një ditë më parë se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë.