VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Vyron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej.  Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes.  Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video.  Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq...