“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë, populli në Mirditë”/ Qytetari-Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat?

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë, populli në Mirditë”/ Qytetari-Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat?

Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës.  “Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.  Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha qytetari i moshuar.  Më tej ai tha se deputetët e kësaj zone nuk takohen me elektoratin demokrat, por kujtohen vetëm në zgjedhje.