NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri

NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri

NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor. Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës. Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë...