Rrëzohet helikopteri në Itali, një i vdekur dhe tre të plagosur

Rrëzohet helikopteri në Itali, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident ajror ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Le Prese në Komunën e Lanzadës në Itali. Ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, kur mjeti ajror humbi kontrollin dhe u përplas në tokë. Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sondrios, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Tre pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë. Mes të mbijetuarve është edhe piloti 60-vjeçar Maurizio Folini, i njohur për operacionet e tij të shpëtimit në Everest. Folini ka pësuar një dëmtim në dorë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një grua 27-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet italiane...