Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Greqia goditet nga stuhia ‘Vyron’, përmbytje në Zakynthos dhe Athinë
Greqia është përfshirë orët e fundit nga stuhia “Vyron”. I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të shumta shiu ndërsa mbrojtja civile njoftoi qytetarët e kryeqytetit helen të shmangin lëvizjet e panevojshme. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë në kryeqytetin helen u bllokuan ndërsa prani uji u vërejt në zonën lindore te atikës dhe në derdhjen e lumit Kifisos. Reshjet shkaktuan përmbytje në disa zona ndërsa forcat zjarrfikëse njoftuan se ka dhjetëra telefonata për bodrume pallatesh të përmbytura. Në Sindagma dhe Pangrati u shënuan ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë e reshjeve të shumta u anulua ndeshja e basketbollit Fener Bahçe-Olimpiakos. Me vendim të prefekturës së atikës shkollat në atikë do të jenë të mbyllura gjatë ditës së premte. Sipas Institutit Meteorologjik të...