Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018
Duke iu referuar lajmeve të fundit nga Brukseli me bastisjen e zyrave dhe arrestimin e Mogherini, studiuesi Auron Tare sjell në vëmendje fondet për sitin aerologjik, qytetin e Bylisit. Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, studiuesi u bë thirrje specialistëve të trashëgimisë kombëtare t’u kërkojnë zyrtarëve të BE-së në Tiranë shpjegime se çfarë impakti ka pasur fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë për Qytetin Ilir të Bylisit qe në vitin 2018. Tare ka ndarë edhe reagimin e arkeologut dhe historianit Neritan Ceka, i cili sqaron se ku kanë shkuar këto fonde. “Qyteti Ilir i Bylisit dhe Fondet e Brukselit”. Lajmet e fundit mbi skandalin “Mogherini” në Bruksel kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh në opinionin publik në Shqipëri lidhur me burokracinë dhe efikasitetin e...