Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, me të në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me PP
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi edhe njëherë tjetër se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. ‘Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, me të në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me PP ‘, u shpreh Berisha gjatë takimit me demokratët në Mirditë. Berisha: Por kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Miq, ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Ju, të gjithë së bashku e kaluam. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje, ata janë ekstremistë të majtë. Ata donin me çdo kusht që pushteti i Edi Ramës të çelnjikosej. Ata mbronin drogën e tij, ata mbronin krimet e tij,...