Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kartele droge, të lidhura ngushtë me kupolën e qeverisë”/ Deputeti, Këlliçi ndan shkrimin e medias amerikane
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin social facebook një artikull të medias amerikane që e përshkruan kryeministrin “Një Maduro në zemër të Evropës”. Këlliçi shkruan se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj narkotrafikantëve dhe lidhjeve të tyre shtetërore ka ardhur duke u ashpërsuar me administratën Trump. “Kartele droge dhe faktorë shtetërorë të lidhur me ta, të cilën pasurohen në mënyrë marramendëse duke injektuar helme si kokaina, heroina apo fentanili në shoqërinë amerikane janë trajtuar me të drejtë si rrezik ekzistencial për sigurinë kombëtare. Në këtë logjikë, shpallja si organizata terroriste të kartelit Sinaloa, MS13 apo goditja direkte ndaj anijeve të trafikut shtetëror nga Venezuela, janë pasoja të natyrshme. Në Shqipëri ne përballemi me një situatë të ngjashme. Grupe të fuqishme...