Familjarët e Shpat Kasapit me mesazh prekës pas humbjes së artistit

Familjarët e Shpat Kasapit me mesazh prekës pas humbjes së artistit

Familja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka ndarë një mesazh të ndjerë falënderimi për publikun, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik, të cilët në ditët e fundit kanë shprehur dhimbjen, respektin dhe mbështetjen e tyre pas ndarjes së tij nga jeta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ata theksojnë se solidariteti i treguar nga njerëzit ka qenë një ngushëllim i jashtëzakonshëm në këtë periudhë të rëndë. “Të dashur familjarë, miq, kolegë dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit… në emër të familjes sonë ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin,” shkruajnë ata. Sipas familjes Kasapi, falë dashurisë së publikut, kujtimi i Shpatit u nderua me dinjitetin dhe mirënjohjen që ai meritonte gjatë gjithë karrierës së tij....