“Kjo është Foltorja e jetës sime”, Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite

“Kjo është Foltorja e jetës sime”, Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite

Kreu i PD-së Sali Berisha vijoi sot me foltoren e radhës, kësaj here me demokratët e Mirditës. Në fjalën e tij kryedemokrati sulmoi kryeministrin Rama si një armik të egër të mirditorëve dhe shqiptarëve. Rama për Berishën ka zhbërë kombin në 10 vite, duke shpopulluar krejt vendin. Berisha: Përulem para jush, mençurisë suaj, dinjitetit tuaj. Jeni shembull i njeriut për t’u ndarë nga e keqja, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira të një diskriminimi ekstrem të një propagande mashtruese që barazohet me ato të viteve të zeza të regjimit komunist. Drita e së vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhje lokale dhe përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare. Zgjodha Mirditën për...